Politike

Qëndrimi kundër LSI/ Manjani-Kokës: Asnjëherë nuk është vonë për t’u ngritur mbi qëndrimet personale

19 Shkurt 2019, 20:01 Nga DOSJA
Qëndrimi kundër LSI/ Manjani-Kokës: Asnjëherë nuk

Tiranë- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas deklaratës së deputetit të LSI-së, Lefter Koka, i cili shprehej se nuk do ta linte mandatin, pasi sipas tij kjo tezë nuk është e LSI-së por e ish-kryeministri Sali Berisha. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manjani shprehet se asnjëherë nuk është vonë për t’u ngritur mbi qëndrimet personale. Sipas Manjanit Koka ka ditur të dalë mbi interesat personale dhe shpreson që do të vijojë ta bëjë këtë gjë.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Lefterit…
———-
Lefter Koka është një shok i mirë politik dhe kontribues politik që nga themelimi në LSI.

Sinqerisht nuk ende nuk e mendoj që LSI mund ta humbasë këtë kontribues.

Qëndrimi i tij personal, sigurisht është i papranueshëm dhe nuk mund të zhbëjë dot vendimin politik të Opozitës përfshi këtu edhe LSI.

Ndoshta mungesa e komunikimit normal të LSI me Lefterin mund të ketë vështirsuar disi kuptueshmërinë e qëllimit të mirë të vendimit politik, për të mos qenë as fasadë dhe as tubi i oksigjenit të sundimtarëve të sotëm arrogantë.

Asnjëherë nuk është vonë për t’u ngritur mbi qëndrimet personale.

Lefteri ka ditur të dalë mbi interesat personale. Shpresoj të vijojë ta bëjë…

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites lefter koka lsi ylli manjani djegia e mandateve te opozites lefter koka lsi ylli manjani

Sondazh

Poll