Politike

SHBA kundër djegies së mandateve, Braçe: Grusht i rëndë i Amerikës

19 Shkurt 2019, 19:41 Nga DOSJA
SHBA kundër djegies së mandateve, Braçe: Grusht i

Zëvendëskryeministri Erjon Brace ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës së SHBA-ve drejtuar opozitës shqiptare për të mos djegur mandatet e deputetëve. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe e cilëson si një grusht të rëndë të Amerikës kundër opozitës shqiptare, ndërsa shprehet se një demokraci e shëndetshme kërkon një opozitë që funksionon në mënyrë konstruktive brenda institucioneve kushtetuese.

Sipas tij, “Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në Parlament, minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme”.

Postimi i plotë:

GRUSHTI I RENDE I AMERIKES

Deklarate e Qeverise Amerikane percjelle permes Ambasades Amerikane ne Tirane:

Një demokraci e shëndetshme kërkon një opozitë që funksionon në mënyrë konstruktive brenda institucioneve kushtetuese.

Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament, minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme.

Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë. Nëse dështoni të bëni punën tuaj, do të zhgënjeni njerëzit të cilëve keni privilegjin tu shërbeni.

VO: Andi mos qaj ti Andi, nuk behet fjale per opozite fasade, as per 96-ten, as per pushket e 97-tes.

Jemi ne shekull tjeter Andi dhe,

sistemi ik ti, te vi une qe ti i ke keshilluar Lulziut, nuk egziston kund!

Ne Amerike jo e jo!

As ketu, Andi!

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada e shba-ve djegia e mandateve te opozites erjon brace ambasada e shba-ve djegia e mandateve te opozites erjon brace

Sondazh

Poll