Politike

Debati i ashpër mes Carlo Bollinos dhe Dash Shehit: Jam 100% shqiptar, kam 25 vite që jetoj këtu (VD)

19 Shkurt 2019, 16:18 Nga DOSJA
Debati i ashpër mes Carlo Bollinos dhe Dash Shehit: Jam 100% shqiptar, kam

TIRANË- Djegia e mandateve nga opozita ka qenë tema e diskutimit mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” në Top Channel, ku të ftuar kanë qenë analistë, politikanë dhe gazetarë.a

Në panelin e të ftuarve ishin edhe botuesi dhe gazetari Carlo Bollino, dhe deputeti demokrat Dashamir Shehi. Bollino ishte duke shpjeguar rastet kur në Itali janë zhvilluar zgjedhje të parakohshme.

Fjala i është dhënë Shehit, i cili ka sugjeruar me batutë Bollinon që të mos “lodhet” më aq shumë.

Por kjo nuk është pritur me aq sportivitet nga Bollino, i cili më pas ka thënë se është emigrant në Shqipëri, me dokumente të rregullta dhe se nuk pranon më racizmin.

Debati i plotë:

Shehi: U lodh kot ky zotëria i Italisë…

Bollino: Unë i Italisë? Unë jam shqiptar, kjo ideja që unë jam italian dhe nuk mund të flas, të lutem harroje! Respektoni një emigrant që pas 25 vitesh ka fituar pasaportë shqiptare. Unë e kam fituar nënshtetësinë shqiptare dhe jam shqiptar 100%. Unë do votoj, ju lutem mos filloni me këtë racizmin. Me një gjuhë ndoshta jo të saktë por si shqiptar.

Shehi: Po i drejtohem asaj zonjës që drejton emisionin.

Bollino: Pra, ju drejtoheni o sipas opinionit politik o sipas kombësia. Ky është racizëm zotëri!

Shehi: Po mundët na keni thirrur këtu, na lini të flasim. Këtu kanë hyrë lloj e soj analistësh që bëjnë analizë për mua, kur unë nuk kam nevojë. Na mësojnë, kanë mendimin e tyre, janë njerëzit e Edi Ramës dhe është turp që marrin këtë pozicion.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike carlo bollino dashamir shehi debat dhe replika djegia e mandateve te opozites carlo bollino dashamir shehi debat dhe replika djegia e mandateve te opozites

Sondazh

Poll