Politike

Lefter Koka del kundër LSI-së: S’e djeg mandatin, s’më tërheq dot zvarrë Saliu!

19 Shkurt 2019, 16:08 Nga DOSJA
Lefter Koka del kundër LSI-së: S’e djeg mandatin,

DURRËS- Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka ka deklaruar se nuk do ta djegë mandatin e tij duke dalë kundër vendimit unanim të marrë nga partia në të cilën ai bën pjesë. (Lexo këtu)

Me anë të një statusi në Facebook, Koka shkruan se vendimi i tij është i palëkundur pasi djegia e mandatave nuk është një tezë e LSI-së por e ish-kryeministri Sali Berisha.

Nëse erdhi dita që Sali Berisha të tërheqë zvarrë LSI , a thua se LSI është Luli, nuk mund të më tërheqë zvarrë mua drejt aventurave qe une i gjykoj të turpshme për shoqërinë shqiptare dhe demokracinë,”-tha Koka.

Më tej ish-ministri i Mjedisit shkruan se mandati i tij nuk do të mund të përdorej për t’i vënë flakën institucioneve shtetërore apo parlamentit shqiptar.

Deklarata e plotë:

Opozita dje mori vendimin për të djegur mandatet e deputetit.
Vendimi im i palëkundur është se unë nuk do të djeg mandatin e deputetit, që mijëra durrsakë më kanë besuar. I zgjedhur prej vullnetit të bashkëqytetarëve të mi, për të ushtruar pushtetin legjislativ dhe të jem përfaqësuesi i tyre. Parimet e mia në 2 dekada te jetës sime politike janë udhëhequr vetëm nga interesi i qytetarëve. Janë ata që me kanë treguar gjithmonë cila është e drejta dhe e vërteta, janë ata bashkëudhëtarët dhe udhërrëfyesit e mi.

Ky nuk është një vendim thjeshte i Lëvizjes Socialiste për Integrim por i Saliut, i cili në shekullin e 21 bën thirrje për plumba ballit. Dhe nese erdhi dita që ai të tërheqë zvarrë LSI , a thua se LSI është Luli, nuk mund të më tërheqë zvarrë mua drejt aventurave qe une i gjykoj të turpshme për shoqërinë shqiptare dhe demokracinë.

Mandati im është besimi i mijëra qytetarëve. Është mandati i qytetarisë, kulturës dhe fisnikërisë durrsake , që as në ditët më të vështira të këtij qyteti nuk theu kurrë një xham. Qytetarët durrsakë kanë treguar në çdo kohë, se ata janë shembulli më i mirë i shoqërisë shqiptare. Mandati im nuk mund të përdoret asesi për t’i vënë flakën institucioneve shtetërore apo parlamentit shqiptar.

Thellësisht mirënjohës për të përfaqësuar sa më denjësisht zërin tuaj!

Ditën e djeshme gjatë takimit me grupin parlamentar të PD-së u vendos unanimisht djegia e mandateve të opozitës. (Lexo këtu) Vendimin e mbështetën edhe aleatët e partisë bashkë me LSI-në.

Pas deklaratës së Lefter Kokës, ka reaguar edhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi, i cili shprehet se Koka pasi ka firmosur në aferën 178 milionë euroshe, është i detyruar të hedhë vallen sipas Ramës. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites durres lefter koka monika kryemadhi sali berisha djegia e mandateve te opozites durres lefter koka monika kryemadhi sali berisha

Sondazh

Poll