Djegia e mandateve/ Basha mbledh Kryesinë: Sakrifica, të mos shkojë kot
TIRANË– Pasditen e sotme kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryesinë e PD-së. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes, Basha bëri me di...
TIRANË- Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PD-së, gjatë pronocimit të tij për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar edhe reagimin e SHBA-ve sa i përket vendimit për djegien e mandateve. (Lexo këtu)
Basha në përgjigjen e tij zgjodhi të citonte ish-presidentin e SHBA-ve Abraham Lincoln.
“Nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë por dua t’jua them qartë dhe shkoqur se për mua dhe PD nuk ka frymëzim më të madh se SHBA dhe demokracia amerikane. Në veçanti veçoj Presidentin Lincoln dhe dua ta citoj: Shpresoj që kjo sakrificë nuk do shkojë kot, se ky komb nën zot do ketë lindje të re të lirisë dhe demokracisë. Qeverisja e njerëzve nga njerëzit për njerëzit nuk do të zhduket nga faqja e dheut. Nuk do të zhduket as nga faqja e Shqipërisë. Zoti e bekoftë Amerikën, Zoti e bekoftë Shqipërinë”,– tha Basha.
Ditën e sotme, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka dalë kundër vendimit të PD-së dhe LSI-së për djegien e mandateve. Kundër ka dalë edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca. (Lexo këtu)
(k.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Pasditen e sotme kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryesinë e PD-së. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes, Basha bëri me di...
TIRANË– Nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gent Strazimiri me anë të një deklarate për shtyp ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama se është i in...
Ish-ministri Ditmir Bushati është shfaqur për herë të parë krah kryeministrit Edi Rama që pas shkarkimit të tij si Ministër i Jashtëm. Bushati ka qenë prezent d...
TIRANË- Djegia e mandateve nga opozita ka qenë tema e diskutimit mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” në Top Channel, ku të ftuar kanë qenë analistë, pol...
DURRËS- Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka ka deklaruar se nuk do ta djegë mandatin e tij duke dalë kundër vendimit unanim të marrë n...
Tiranë – Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka komentuar vendimin e Gjykatës për dhënien e masave të sigurisë nda...
TIRANË- Profesori i Filozofisë, Elvis Hoxha, kërkon që shqiptarët të udhëhiqen nga modeli i kancelares Angela Merkel, për të kuptuar më mirë se si duhet të...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë komentuar vendimin e Gjykatës për masat e dhëna për 19 personat e arrestuar pas përfundimit të protestës së opozitës. Në nj...
PUKË- Kryeministri Edi Rama nga takimi me qytetarë të Pukës në kuadër të turit “Bashkia që duam”, ka ironizuar opozitës duke thënë se nuk kanë as vizion dh...
TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe zëdhënësen e qeverisë, Elisa Spiropalin, se ka mar...