Politike

Masat për 19 të ndaluarit e protestës, Vasili: Zgjidhja e krizës politike ka vetëm një mënyrë

19 Shkurt 2019, 16:02 Nga DOSJA
Masat për 19 të ndaluarit e protestës, Vasili: Zgjidhja e

Tiranë – Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka komentuar vendimin e Gjykatës për dhënien e masave të sigurisë ndaj 19 të arrestuarve për protestën e Opozitës.

Vasili shprehet fajtori i vetëm për situatën në të cilët ndodhet vendi është Edi Rama, për të cilin shprehet se largimi i tij do të sillte zgjidhjen politike.

“Vetëm një fajtor, vetëm një zgjidhje! Kriza shumë e thellë politike e shoqërore ka vetëm një përgjegjës. Integrimi europian ka vetëm një pengesë. Shqiptarët kanë vetëm një grabitës të votave. Qytetarët kanë vetëm një kusar të madh të parave të tyre. Të rinjtë e Shqipërisë kanë vetëm një armik të së ardhmes së tyre. Drejtësia ka vetëm një rrëmbyes të saj. Paratë e pista kanë vetëm një njeri që hap derën.

Kriminelët kanë vetëm një mbështetës. Zgjidhja politike ka vetëm një mënyrë. LARGIMIN SA MË PARË TË EDI RAMËS”, shkruan Vasili.

Ditën e sotme Gjykata Penale e Tiranës, la në burg 6 prej të ndaluarve, mes të cilëve Florenc Hoxhën dhe ‘Ujkun e Cërrikut’. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhuna ne proteste florenc hoxha petrit vasili protesta e opozites 16 shkurt ujku i cerrikut dhuna ne proteste florenc hoxha petrit vasili protesta e opozites 16 shkurt ujku i cerrikut

Sondazh

Poll