Aktualitet

Avaria e tragetit ‘Rigel III’/ Ministria e Infrastrukturës:Pasagjerët do nisen sonte

9 Dhjetor 2021, 14:58 Nga DOSJA
Avaria e tragetit ‘Rigel III’/ Ministria e

TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës ka ndarë një njoftim zyrtar për mosnisjen e tragetit ‘Rigel III’ nga porti i Durrësit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se trageti u përplas në port, duke goditur kalatën numër 8, duke shkaktuar edhe çarje. Ndërsa pasagjerët do të nisen sot në mbrëmje me një tjetër traget.

“Në datë 9.12.2021, rreth orës 01:43, në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit, gjatë manovrave për të dalë nga porti, trageti i linjës Bari-Durrës, “RIGEL III”, si pasojë e keqfunksionimit të sistemit të transmetimit të komandës, ka goditur kalatën nr.8 në pjesën e kiç në bordin e djathtë, duke shkaktuar një dëmtim dhe çarje të skafit. Autoritet përkatëse morën masat në vazhdimësi, në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese në port, për menaxhimin e situatës me pasagjerët, duke i sistemuar gjatë natës në dhoma dhe qëndrim të sigurtë në kalatë në terminal. Agjencia detare ka kompensuar pasagjerët për biletat që kishin prerë dhe ka mundësuar nisjen e tyre me tragetin “RIGEL 7” sot në mbrëmje! Është ngritur grupi i punës për hetimin e incidentit të ndodhur dhe u morën masa për riparimin e dëmeve”, thuhet në njoftim.

LAJMI KRYESOR: STUHIA godet vendin! Tragetet s’ankorohen, pezullohen lundrimet në Vlorë e Durrës

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi porti i durresit moti i keq ne shqiperi porti i durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Dhjetor 2021, 15:31

Shirat e dendur, përmbyten disa rrugë në Vlorë

VLORË – Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa prej lagjeve të qytetit të Vlorës. Së fundmi, “Albano e Romina”, “Kali i Trojës”, “24 ...