Aktualitet

“Këtu nuk të kap njeri me dorë”, qytetari në spitalin infektiv: Më vdiq vëllai

9 Dhjetor 2021, 15:17 Nga DOSJA
“Këtu nuk të kap njeri me dorë”, qytetari në

TIRANË – Një qytetar ka hedhur akuza të rënda në adresë të shërbimit spitalor te spitali infektiv në kryeqytet. Për “Faxweb”, qytetari shprehet se para 6 muajsh humbi vëllain e tij nga COVID-i. Ai tregoi se nuk mori asnjë përgjigje nga mjekët për gjendjen e vëllait derisa u nda nga jeta.

Më tej, qytetari shtoi se në spital nuk të lejojnë as të komunikosh si dhe mungon shërbimi ndaj pacientëve.

“Kam kunatën këtu, është bllokuar në gjoks. Tani po shkojmë t’i çojmë ushqimet dhe ilaçet e tensionit. Është 75 vjece e vaksinuar me vaksinën kineze, kemi bërë vaksinën nuk na kanë thënë për dozën e tretë. Tani të tretën do të bëj Pfizer. Këtu mos shikosh hasmin pasi këtu nuk të kap njeri me dorë, më ka vdekur vëllai para 6 muajsh. 7 ditë qëndroi vëllai në spital dhe pastaj vdiq, nuk më dhanë asnjë përgjigje, as komunikim asgjë, nuk i lejojnë për të folur. Askush s’më jepte përgjigje, këtu vdes dhe nuk të thotë kush a je gjallë a ke vdekur. Këtu nuk bëhet asgjë, këtu të lenë të vdesësh, nuk të japin fare informacion, as mirë as keq”, deklaroi qytetari për “Faxweb”. 

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet spitali infektiv spitali infektiv

Sondazh

Poll