Aktualitet

QKLL dhe Biblioteka Kombëtare angazhohen për projekte të përbashkëta

9 Dhjetor 2021, 14:48 Nga DOSJA
QKLL dhe Biblioteka Kombëtare angazhohen për projekte të

TIRANË– Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Librit kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi që synon ti japë jetë projekteve të përbashkëta në shërbim të librit shqip. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Biblioketës Kombëtare të Shqipërisë Pirro Misha dhe Drejtorja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit Alda Bardhyli.

Më poshtë disa nga pikat e marrëveshjes:

-Ky Memorandum Mirëkuptimi rregullon marrëdhëniet midis palëve me qëllim zbatimin e projekteve të përbashkëta. Projektet në fjalë kanë si qëllim përkujtimin e ngjarjeve më të rëndësishme historike të popullit shqiptar, nxitjen e kulturës së leximit dhe të krijimtarisë, zgjerimin e audiencave letrare, promovimin e letrave shqipe brenda dhe jashtë vendit.

-Projektet që do të realizojmë synojnë në botimin dhe promovimin e librave të autorëve të ndryshëm në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit duke promovuar personalitetet dhe ngjarjet e rëndësishme historike.

-Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të realizojnë botime, konferenca shkencore, ekspozita, aktivitete dhe projekte të përbashkëta, të cilat do t’i shërbejnë shkëmbimit të eksperiencave të ndërsjellta ndërmjet dy institucioneve. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të ofrojnë përdorimin e ambjenteve të tyre për konferenca dhe salla ekspozimi. 

-Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të punojnë së bashku për përkujtimin e datave dhe autorëve shqiptarë që përfaqësojnë trashëgimi historike e letrare në veprën e tyre.

Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alda bardhyi biblioteka kombetare pirro misha qendra kombëtare e librit alda bardhyi biblioteka kombetare pirro misha qendra kombëtare e librit

Sondazh

Poll