Aktualitet

Vrasja e Ramazanit dhe Runajt, SPAK: Erion Alibej urdhëroi dhe financoi atentatet

9 Dhjetor 2021, 14:27 Nga DOSJA
Vrasja e Ramazanit dhe Runajt, SPAK: Erion Alibej urdhëroi dhe financoi

TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj. Ngjarje të ndodhura nëntë ditë larg njëra-tjetrës, verën e vitit 2020. SPAK ka ngritur akuza ndaj Alibejt për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” në formën e veçantë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarje në grup të strukturuar kriminal”. OraNews shkruan se sipas SPAK i vetmi person që ka pasur arsye për tu hakmarrë ndaj të rinjve ka qenë Alibej dhe për këtë arsye ka ‘punësuar’ dy të rinjtë që ndodhen tashmë pas hekurave, Xhulian Hoxha e Euglen Halili.

Prokuroria thotë se tre të pandehurit së bashku me dy persona të tjerë, që kanë marë pjesë në vrasjen e Emiljano Ramazanit, kanë vepruar si grup kriminal. Xhuliano Hoxha dhe Euglen Halili në këtë rast kanë qënë vëzhgues të Ramazanit, ndërsa vrasjen e kanë kryer dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar, ku njëri ka shërbyer si shofer tjetri si qitës.

“…organizatori i vrasjeve, personi nën hetim Erion Alibej ka arritur të “pajtojë” si bashkëpunëtorë në krimet e vrasjeve Xhulian Hoxhën dhe Euglen Halilin, duke u kujdesur që me këtë të fundit, të mos kishte takime e kontakte të drejtpërdrejta, duke u dakortësuar që kjo do të realizohej nga vetë, Xhulian Hoxha. Ndërsa Xhulian Hoxha e Euglen Halili, janë joshur nga paratë, që ai u jepte dhe nga premtimi se do të paguheshin mirë në të holla për ndihmën që jepnin në realizimin e vrasjeve. Para kryerjes se vrasjeve, Xhulianit i janë dhënë nga personi nën hetim Erion Alibej shuma të hollash, armë zjarri e telefon mobile, për të mbajtur kontakte. Organizatori, Erion Alibej, është kujdesur që shuma të hollash dhe telefon mobile, ti jepeshin edhe vrasësit, Euglen Halilit nga vete Xhuljan Hoxha…”-thuhet në dosjen e prokurorisë së posaçme.

Emiljano Ramazani që njihej ndryshe edhe si “ILI” u vra me armë zjarri teksa kthehej nga palestra në shtëpi më 20 korrik 2020. Nëntë ditë më vonë, më 29 korrik u masakrua me thikë dhe shoku i tij, Regis Runaj.  Të dy viktimat ishin shokë me njëri-tjetrin. I akuzuari si urdhërues dhe financues të këtyre dy atentateve Alibej dyshonte se Runaj e Ramazani kanë marë pjesë në vrasjen e vëllait të tij, Endrit Alibej i njohur me nofkën “Tarzani”, dajës së tij dhe një shtetasi turk, ngjarje e ndodhur më 29 dhjetor të vitit 2018.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano ramazani erion alibej regis runaj emiljano ramazani erion alibej regis runaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Dhjetor 2021, 15:31

Shirat e dendur, përmbyten disa rrugë në Vlorë

VLORË – Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa prej lagjeve të qytetit të Vlorës. Së fundmi, “Albano e Romina”, “Kali i Trojës”, “24 ...