Aktualitet

Vrasja e Vilson Tafçiut në Astir, Apeli i Tiranës dënon me 13 vite burg Noel Dishin

9 Dhjetor 2021, 14:11 Nga DOSJA
Vrasja e Vilson Tafçiut në Astir, Apeli i Tiranës dënon me

TIRANË– Gjykata e Apelit ka dënuar me 13 vite e 4 muaj heqje lirie Noel Dishin, i akuzuar për vrasjen e Vilson Tafçiut në janar të vitit 2020 në zonën e Astirit. Në vendimin e sotëm, Apeli i Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, por gjithashtu ka vendosur që të bashkojë dënimet e tij edhe më parë, duke caktuar 20 vite burg në total për Dishin.

Megjithatë për shkak se i riu përfiton nga procedura e gjykimit të shkurtuar dhe i ulet 1/3 e dënimit, do të qëndroj pas hekurave 13 vjet e 4 muaj burg.
Dishi, i njohur dhe me emrat Noel Kolaveri dhe Miklovan Prifti u fajësua për “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”. Sipas Gjykatës së Tiranë, vrasja në Astir ka ndodhur pas një gridjeje të çastit mes dy të rinjve, e gjitha për një vajzë.

Pas më shumë se një viti nga vrasja, Gjykata dha dënimin për të riun, por u kundërshtua nga Prokuroria e Tiranës, e cila pretendoi se dënimi nuk ishte i përshtatshëm, pasi autori ishte përsëritës ndaj veprave të ndryshme penale, madje në momentin e vrasjes në zonë u ishte rrezikuar jeta edhe të tjerëve.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll