Aktualitet

Takimi me Escobar, Basha: Bashkë në luftën kundër korrupsionit

9 Dhjetor 2021, 14:50 Nga DOSJA
Takimi me Escobar, Basha: Bashkë në luftën kundër

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka pubikuar foto nga takimi me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, Gabriel Escobar. Krah fotove ku shihen teksa shtrëngojnë duart, Basha shkruan se SHBA-të do të jenë krah Shqipërisë e Partisë Demokratike në proceset jetike të forcimit të demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit. 

“Kënaqësi e veçantë të prisja sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA z. Gabriel Escobar, në vizitën e tij të parë në Shqipëri. SHBA ?? do të jenë në krah të Shqipërisë dhe shqiptarëve, si gjatë gjithë historisë sonë, në proceset jetike të forcimit të demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit. Këto janë prioritetet e Partisë Demokratike për të sjellë ndryshimin dhe mirëqenien për shqiptarët,”- shkruan Basha krah fotos. 

LAJMI KRYESOR: 2 ditë para Kuvendit të Berishës! Escobar sot në Tiranë, shkon para tek Basha

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike gabriel escobar ne tirane lulzim basha gabriel escobar ne tirane lulzim basha

Sondazh

Poll