Aktualitet

Moti i keq në Shqipëri, Policia e Shtetit: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor

9 Dhjetor 2021, 14:39 Nga DOSJA
Moti i keq në Shqipëri, Policia e Shtetit: Zbatoni rregullat e

TIRANË – Policia e Shtetit u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor pasi kushtet atmosferika kanë shkaktuar përmbytje dhe vështirësi lëvizjeje në disa akse rrugore të vendit. Në faqen zyrtare, policia theksoi se ka angazhuar të gjitha Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat” për garantimin e lëvizjes pa probleme të shoferëve.

Gjithashtu, Policia e Shtetit theksoi se drejtuesit e automjeteve duhet të shmangin parakalimet e gabuara, konsumin e alkoolit dhe shpejtësinë e lartë.

MESAZHI I POLICISË SË SHTETIT
Për shkak të motit të keq, me reshje të dendura shiu, në disa akse rrugore ka prezencë të ujit dhe vështirësi në qarkullim.

Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor, për të mbërritur të sigurt në destinacion!

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi permbytje ne shqiperi policia e shtetit moti i keq ne shqiperi permbytje ne shqiperi policia e shtetit

Sondazh

Poll