Aktualitet

Shirat e dendur, përmbyten disa rrugë në Vlorë

9 Dhjetor 2021, 15:31 Nga DOSJA
Shirat e dendur, përmbyten disa rrugë në Vlorë

VLORË – Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa prej lagjeve të qytetit të Vlorës. Së fundmi, “Albano e Romina”, “Kali i Trojës”, “24 Maji” dhe “Kosova” janë mbuluar nga sasitë e mëdha të shiut.

Përmbytjet janë një fenomen i zakonshëm në qytetin bregdetar për shkak të mosfunksionimit të sistemit të kanalizimeve dhe kullimit. Javën e kaluar pati sërish përmbytje në disa rrugë të qytetit, ndërsa rrezikohej që lumi Vjosa të dilte nga shtrati.

Sot trageti i linjës Brindisi-Vlorë po qëndron prej gati 9 orësh në det për shkak të stuhisë dhe dallgëve të dendura. Për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike lundrimet janë pezulluar në Vlorë dhe Durrës.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll