Aktualitet

Kuvendi/ Denar Biba zgjidhet në krye të ‘AK’, miratohet borxhi 30 mln € për COVID-in

9 Dhjetor 2021, 07:24 Nga DOSJA
Kuvendi/ Denar Biba zgjidhet në krye të ‘AK’, miratohet

TIRANË– Denar Biba është zgjedhur sot me 72 vota në krye të Autoritetit të Konkurrencës. Por pas debateve në Komisionin e Ekonomisë, edhe në sallë sot, votimi i tij u shoqërua me debate mes maxhorancës dhe opozitës. Deputetët e Partisë Demokratike, Flutura Açka dhe Saimir Korreshi pretenduan fletët e votimit nuk kanë firmat e përfaqësuesve të forcë së tyre politike, si anëtarë të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Megjithatë pas debateve, në Konferencën e Kryetarëve u ra dakord që votimi të konsiderohej i vlefshëm dhe Biba të marrë detyrën e re. Ndërkohë që po sot, u miratua po ashtu me 74 vota pro edhe marrja e 60 milionë euro kredi nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, para të cilat do të përdoren si likuiditet në thesarin e shtetit për nevojat e vitit 2022.

Mirëpo edhe lidhur me këtë çështje kishte detaje, ku deputeti socialist, Erion Braçe kërkoi dhe një herë nga salla e Kuvendit që secili prej tyre të mbante maskë dhe të respektojë masat anti-COVID. Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se kjo kredi do të financojë nevojat në sistem, duke filluar që nga sigurimi i materialeve mbrojtëse, nevojën për profesionistë të shtuar, testimin dhe gjurmimin e rasteve, si dhe më të rëndësishmen, programin e vaksinimit.

Por në unanimitet deputetët e Kuvendit votuan për ratifikimin e memorandumit me SHBA lidhur me vendosjen e kufizimeve të importit të kategorive të materialeve arkeologjike dhe etnologjike të Shqipërisë. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh se memorandumi i Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së, i hap rrugë bashkëpunimit në mbrojtje të trashëgimisë kulturore në vendin tonë. Sipas saj, marrëveshje siguron kthimin në Shqipëri të të gjitha veprave të trashëgimisë kulturore të cilat janë konfiskuar si të paligjshme në ShBA, si dhe kufizon importimin e kategorive të caktuara të materialit arkeologjik dhe etnologjik.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Biba zgjidhet kryetar i Autoritetit të Konkurrencës! Miratohet borxhi 60 mln euro

Açka dhe Korreshi: Fletët e votimit për Denar Bibën s’janë të vlefshme

Kandidatura e Bibës për Konkurrencën, Tabaku: Qeveria po i var mëlçitë në qafë ujkut

VD-‘Charter-i’ i Ramës fut në sherr Spiropalin me Dashnor Sulën, debate në Kuvend

Ulsi Manja ‘shkrin’ ministret! Futet mes Spiropalit dhe Ibrahimajt, përse qeshin?

Parada e deputetëve! Era u ‘kap’ flokët, Spiropali me çadër ‘pink’, Açka vë kapuçin

Deputeti i PD mallkon ministrat e Ramës: I harruat byrekët që hanit, ju pastë Zoti!

‘QAHET’ Balluku: Ne mezi dallohemi me vajzat e Gardës, vishemi me kostume të zeza

Debati me deputetet e opozitës, Braçe: Avash, po më flet mua dhe s’ke as maskë

Braçe ‘leksione’ kolegëve: Ne nuk mbajmë maska këtu, çfarë mesazhi përcillni?

VD-Pampuri i tërheq vëmendjen kolegut: Doktor, po mban qetësi mazhoranca jo më ne

Kredia 60 mln euro për Covid, Manastirliu: Mbulon nevojat në sistem, vaksinohuni!

Spiropali: Mos të zhytemi në politikën e asgjësimit! Shqipëria faktor stabiliteti

Propozimi i Ballës: I kërkova kryetares 1 minutë heshtje në kujtim të Bob Dole

Margariti: Do të kthehen në Shqipëri të gjitha veprat e konfiskuara në SHBA

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike kuvendi i shqiperise seance plenare 9 dhjetor 2021 kuvendi i shqiperise seance plenare 9 dhjetor 2021

Sondazh

Poll