Aktualitet

Trageti përplaset me bankinën, pasagjerët kalojnë natën në portin e Durrësit

9 Dhjetor 2021, 14:39 Nga DOSJA
Trageti përplaset me bankinën, pasagjerët kalojnë natën

DURRËS– Dhjetëra pasagjerë e kanë kaluar natën në terminalin e portit të Durrësit kur në fakt duhet të ishin në Bari të Italisë. Trageti Venturies Ferries është përplasur me bankinën disa orë para nisjes e për pasojë shumë prej pasagjerëve kanë mbetur në terminal.

Të tjera kanë arritur marrëveshje me kompaninë e biletave dhe e kanë shtyrë udhëtimin për një ditë tjetër, por ata që kanë mbetur në terminal, nuk kanë marrë mbrapsht as paratë e biletave.

“U çova në mëngjes thashë se jemi në Bari, shiko unë jemi prapë në Durrës,”- thotë një grua për Report TV.

“Nuk na thotë njeri asgjë, nuk dimë fare se kur do të nisemi,”- tha një tjetër.

Ky është incidenti i dytë që ndodh në portin e Durrësit brenda pak javësh. Të dyja rastet janë mbyllur me dëme të vogla materiale, por fatmirësisht me asnjë në njerëz.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet porti i durresit trageti durres bari porti i durresit trageti durres bari

Sondazh

Poll