Politike

Kryeministri Edi Rama ndërpret fushatën elektorale: Faza tjetër, pasnesër!

17 Qershor 2019, 12:47 Nga DOSJA
Kryeministri Edi Rama ndërpret fushatën elektorale: Faza tjetër,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot ndërprerjen e fushatës elektorale. Shkak për këtë është bërë vizita e kryeministrit Edi Rama në Forumin e Financial Times, për investimet në Ballkanin Perëndimor. Kryeministri shkruan në rrjetet sociale, se është gati për fazën tjetër të fushatës që nis pasnesër.

“Shkëputje e pashmangshme nga fushata për të marrë pjesë në Forumin e prestigjozes Financial Times – Investimet në Ballkanin Perëndimor. Pasnesër gati për fazën finale drejt 30 qershorit, ditës kur populli do t’u japë një mësim të paharrueshëm kundërvënësve të tij pa din e iman”-shkruan Rama.

Kryeministri ka vendosur shkëputjen e fushatës në një situatë aspak normale për vendin. Vendi është në një fushatë elektorale e cila për presidentin është e paligjshme, e për kryeministrin mëse ilegjitime. Presidenti ka shtyrë zgjedhjet me një dekret dy javë më parë, ndërsa PS nisi sot procedurat për shkarkimin e Ilir Metës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama fushata elektorale zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama fushata elektorale zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll