Sport

Perez sulmon sheikun e PSG-s për çështjen “Mbappe”

17 Nëntor 2021, 11:22 Nga DOSJA
Perez sulmon sheikun e PSG-s për çështjen “Mbappe”

SPANJE – Florentino Perez nuk ende nuk e përtyp dot faktin që verën e shkuar Reali i Madridit nuk arriti të firmoste me Kylian Mbappe edhe pse dëshira e sulmuesit francez ishte të transferohej te ‘Los Blancos’.

Në daljen e tij të fundit për mediat, numri 1 i skuadrës madrilene ka thumbuar presidencën dhe drejtuesit e klubit të Paris Saint Germain për refuzimin e shifrës së 200 milionë eurove për lojtarin e tyre, ndërkohë që kontrata i përfundon verën e ardhshme.

“ Kontratat duhet t’i respektojmë, por do të tentojmë të afrojmë futbollistët më të mirë në qarkullim. Për ta bërë këtë duhet të kemi edhe disponiblitetin ekonomik. Në këtë kohë edhe kur ofron 200 milionë euro nuk t’i shesin.”

“Është më mirë t’i marësh kur shkojnë në skadencë kontrate, sepse në këtë moment ekziston çmenduria e klubeve që janë në pronësi të shteteve të ndryshme që nuk t’i shesin futbollistët”,- theksoi Florentino Perez që pa përmendur emra, duket se ka shigjetuar presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi dhe shtetin e Katarit, që ka në pronësi klubin francez.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport florentino perez mbappe psg real madrid florentino perez mbappe psg real madrid

Sondazh

Poll