Sport

Holanda rikthehet në Botëror me sforco, Norvegjia e Haaland mbetet jashtë!

16 Nëntor 2021, 21:57 Nga DOSJA
Holanda rikthehet në Botëror me sforco, Norvegjia e Haaland mbetet

EUROPË– Ishte Botërori i vitit 2014 kur përfaqësuesja e Holandës mori pjesë për herë të fundit në aktivitetin madhor për Kombëtaret. Pas 7 vitesh, “tulipanët” prekin Katar 2022 pas fitores 2-0 ndaj Norvegjisë, përballje e vlefshme për Grupin G. Një fitore e sforcuar që erdhi vetëm në minutat e fundit, goli i parë do të vinte në minutën e 84′ nga Bergëijn, ndërsa Depay në minutën e 91′ vulosi takimin.

Ndërkohë po në të njëjtin grup, Turqia u kualifikua për fazën “play off” pasi mposhti me rezultatin 2-1 Malin e Zi. Për turqit mjaftuan golat e Akturkoglu dhe Kokcu, për të neutralizuar golin e Beqiraj dhe për t’i dhënë tre pikët miqve.

Në Grupin D, fazën “play-off” e siguroi edhe Ukraina pasi mposhti Bosnjën në shtëpinë e saj me rezultatin 2-0. Ishin Zinchenko dhe Dovbyk ata që i dhanë fitoren ekipit të Petrakov.
Në Grupin E, Belgjika dhe Uellsi ndërkohë barazuan me rezultatin 1-1. Golit të De Bruyne ju përgjigj Moore duke ndarë kështu nga një pikë secili. Kështu edhe Uellsi siguroi fazën “play off”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport holanda norvegjia holanda norvegjia

Sondazh

Poll