Sport

Me nargjile dhe alkol para ndeshjes, përfaqësuesja përjashton futbollistin

16 Nëntor 2021, 20:50 Nga DOSJA
Me nargjile dhe alkol para ndeshjes, përfaqësuesja përjashton

BOSNJE-Nuk është një periudhë veçanërisht me fat për Miralem Pjanic. Mesfushori i cili vetëm pak muaj më parë arriti të largohej nga Barcelona për t’iu bashkuar Besiktas-it dhe për të luajtur më tepër, u përjashtua në ndeshjen e fundit të kombëtares boshnjake.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim, por për një lloj mase disiplinore. Para ndeshjes ndaj Finlandës, futbollisti është fotografuar në klub me disa miq,duke pirë nargjile dhe konsumuar alkol.Në atë moment Pjanic u akuzua për mungesë angazhimi.

Vendimi i Federatës së Futbollit të Bosnjës nuk vonoi dhe kështu erdhi dhe përjashtimi i Pjanic nga skuadra.Asnjë komunikim zyrtar për këtë çështje, edhe nëse dështimi për të thirrur një lojtar në formë perfekte, nuk duket se lë vend për dyshime. Ndër të tjera, disa media boshnjake pohojnë se Pjanic, i mërzitur nga kjo gjendje, ka vendosur të largohet përgjithmonë nga kombëtarja.

 

OFFICIAL: Miralem Pjanić has been dropped from the Bosnian national team. He played 66 minutes vs Finland and was booed off for his poor display. #BIH ??

Multiple news outlets reporting Pjanić was smoking hookah and drinking the night before the match.. Let a whole country down. pic.twitter.com/BbCeoa3ohz

— BH live ?? (@BHlive_official) November 16, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bosnja pjanic bosnja pjanic

Sondazh

Poll