Sport

Alarm latin për Interin: Sanchez ‘KO’ për një problem muskulor, Lautaro me dyshime

17 Nëntor 2021, 11:07 Nga DOSJA
Alarm latin për Interin: Sanchez ‘KO’ për një problem

ITALI – Sikur të mos mjaftonte dëmtimi i De Vrij me Holandën, lajme më alarmante po vijnë për Interin nga Amerika e Jugut. Bëhet fjalë për Sanchez dhe Lautaron, domethënë gjysmën e sulmit të zikaltërve.

Sipas raportimeve nga mediat kiliane, Nino ankohet për një problem muskulor në këmbën e djathtë, teksa kërkoi zëvendësim pas 36 minutave lojë kundër Ekuadorit.

‘Bombarduesi’ argjentinas, nga ana tjetër, mbeti në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të pjesës së parë, sepse u ankua për dhimbje pas dy faulleve që pësoi në klasiken kundër Brazilit. Kushtet e të dyve do të vlerësohen pas kthimit të tyre në Itali, që pritet të jetë mes mbrëmjes së sotme dhe mëngjesit të nesërm.

Megjithatë, sot do të jenë edhe kontaktet e para mes zikaltërve, Sanchez dhe Lautaros, si dhe stafeve mjekësore të lojtarëve, për të marrë një raport fillestar mbi dinamikën e dy dëmtimeve. Njohja e problemit në një kohë të shkurtër, bëhet thelbësore në dritën e supersfidës ndaj Napolit, që do të luhet në “San Siro” të dielën në mbrëmje.

Ekziston mundësia që të dy lojtarët t’i nënshtrohen testeve instrumentale edhe para se të nisin fluturimin e kthimit drejt Milanos. Hipoteza është veçanërisht e besueshme për Sanchezin, viktimë e një problemi muskulor: sipas zërave të parë, por që nuk përjashtohen probleme më serioze. Në rastin e Toros, i zëvendësuar në pjesën e dytë nga Correa, alarmi duket më i lehtë. Megjithatë, për të mësuar më shumë, duhet të presim orët në vijim.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll