Sport

I dha kualifikimin Serbisë, sulmuesi “provokon” Ronaldon me shishen e Coca-Colas

16 Nëntor 2021, 21:32 Nga DOSJA
I dha kualifikimin Serbisë, sulmuesi “provokon” Ronaldon me

SERBI-Goli i Aleksandër Mitrovic në minutat e fundit ndaj Portugalisë bëri që Serbia të kualifikohej në Kupën e Botës, Katar 2022.

Pas përfundimit të ndeshjes ndaj Portugalisë, sulmuesi i Fulham doli sërish në fushë për të përshëndetur tifozët serbë që ishin ende të pranishëm në stadium.Mitrovic doli nga fusha e lojës duke pirë një shishe “Coca Cola” dhe të gjitha mediat e kanë cilësuar si një provokim ndaj Ronaldos.

Dihet që sulmuesi portugez nuk është adhuruesi i kësaj pije dhe një gjë e tillë u pa edhe në EURO 2020 teksa Ronaldo e largoi shishen e “Coca Cola” nga tavolina në konferencë dhe u shpreh se të gjithë duhet të pijnë vetëm ujë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport mitrovic portugalia serbia mitrovic portugalia serbia

Sondazh

Poll