Sport

‘Ankandi’ latin i hapur, shanse për në “Katar 2022”, thuajse për të gjithë…

17 Nëntor 2021, 06:32 Nga DOSJA

KILI – Përpos ‘klasikes latine’ Argjentinë-Brazil, në zonën e CONMEBOL-it janë luajtur edhe dy takime të tjera kualidfikuese për në botërorin “Katar 2022”, të vlefshme për ditën e 14-të.

Ekuadori fitoi ndaj Kilin me rezultat 2-0 në transfertë dhe bëri një hap më shumë drejt kualifikimit. Golat e ndeshjes u shënuan nga Estupiñán (9’) dhe Moisés Caicedo (90’+3). Në ndeshjen tjetër, Kolumbia dhe Paraguaj megjithë përpjekjet e mbyllën ndeshjen në barazim me rezultatin 0-0.

Edhe pse ende ka edhe katër ndeshje për t’u luajtur në zonën e Amerikës së Jugut, aktualisht Brazili ka 35 pikë, i ndjekur nga Argjentina me 29 pikë, e cila duke përfituar nga rezultatet e takimeve të tjera, automatikisht siguroi një biletë kualifikimi për në finalet e botërorit “Katar 2022”, paçka se ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje.

Ekuadori ka 23 pikë dhe aktualisht është në vendin e tretë, pasuar nga Kolumbia dhe Peruja me nga 17 pikë, Kili është i gjashti me 16 pikë, përpara Uruguajit me golaverazh. Shanse çuditërisht ka edhe Bolivia me 15 pikë, që ndiqet nga Paraguaji me 13 pikë dhe Venezuela që mbyll renditjen me 7 pikë.

Pas kualifikimit të Brazilit dhe Argjentinës, për zonën e CONMEBOL-it në ankand janë edhe dy bileta kualifikuese për në botërorin “Katar 2022”. Madje edhe skuadra që do të renditet në vendin e pestë, do të ketë shansin të luajë në “play-off”…

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll