Sport

Fabian Barthez portieri historik i Francës, sot një pilot automobilizmi

17 Nëntor 2021, 11:07 Nga DOSJA

FRANCE – Ish-portieri karizmatik francez, Fabian Barthez, kohët e fundit i është përkushtuar garave të shpejtësisë, duke marrë pjesë edhe në gara të ndryshme.

50-vjeçari nuk tregon shenja të ngadalësimit në mënyrën e tij të të jetuarit, tashmë ai ka konkurruar në garën prestigjioze ‘24 orë të Le Mans’.
Barthez luajti për Manchester Unitedin nga viti 2000 deri në vitin 2004, duke shkuar në Premier League si një fitues i Kupës së Botës, të cilën e ngriti lart me “Gjelat” në vitin 1998 dhe më pas trofeun europian në vitin 2000.

Pas aktivizimit në kampionatin franez me Marseille dhe Nantes, portieri u tërhoq përgjithmonë nga futbolli në vitin 2007.
Pas tërheqjes nga futbolli Barthez iu përkushtua hobit të tij, garave të shpejtësisë.

Në vitin 2008, në moshën 36-vjeçare, ai hyri në garën e tij të parë automobilistike profesionale, që ishte Porsche Cararra Cup France.
Kjo i dha atij ‘zemër për gara’, pasi një vit më vonë, fituesi i Kupës së Botës hyri në një mori garash automobilistike, duke përfshirë kampionatin francez GT.
Kulmi i karrierës së tij në motorsport erdhi në kampionatin GT, të cilin e fitoi në vitin 2013, së bashku me Morgan Mouillin-Traffort.

 

 

A post shared by Fabien Barthez (@fabienbarthez_16)

“Unë kam qenë gjithmonë i magjepsur nga moto-sporti, edhe kur luaja futboll. Më intrigoi gjithmonë”, ka thënë fillimisht Barthez për pasionin e tij për makinat.
“Doja të kuptoja se si është të jesh në makinë. Më duhej të prisja deri në fund të karrierës sime profesionale për ta provuar”.

“Nuk është si futbolli: mund të jesh ende i mirë edhe kur të jesh 35 vjeç, që ishte mosha ime kur ndalova së luajturi”, përfundoi francezi.
Në vitin 2018, ai u shfaq në një dokumentar televiziv francez të quajtur “Brothers of Sport” në L’Equipe.

Një tjetër moment historik i madh në karrierën e tij të pilotimit erdhi në vitin 2014, kur Barthez garoi në garën e famashme 24-orëshe të “La Manshit”
Gara historike e qëndrueshmërisë është fituar nga garues si Fernando Alonso dhe Graham Hill, ish-pilotë të Formulës 1. Në edicionin 2017, një Barthez i patrembur regjistroi shpejtësi maksimale prej 206 mph apo 331.525 km/h.
B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #automobilizem #fabian barthez gara me makina #automobilizem #fabian barthez gara me makina

Sondazh

Poll