Sport

Shtypi amerikan: “SHBA do të bojkotojë Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit”

17 Nëntor 2021, 11:29 Nga DOSJA
Shtypi amerikan: “SHBA do të bojkotojë Lojërat Olimpike

SHBA – Një ditë pas samitit mes Joe Biden dhe Xi Jinping, vjen një lajm i bujshëm nga gazeta prestigjioze amerikane “Washington Post”.

Sipas saj Shtëpia e Bardhë do të njoftojë së shpejti, se presidenti Joe Biden, jo vetëm që nuk do të shkojë në Lojërat Olimpike Dimërore, që do të zhvillohen në Pekin pas tre muajsh, por ai nuk do të dërgojë as ndonjë përfaqësues të administratës amerikane në këtë aktivitet sportiv.

Vendimi do të ishte pjesë e protestës kundër shkeljes së të drejtave të njeriut nga qeveria kineze, por sportistët amerikanë do të ishin ende të pranishëm.

Sipas burimeve të cituara nga “Washington Post”, vendimi ende nuk është marrë, por një rekomandim zyrtar për këtë i është dërguar Bidenit dhe presidenti pritet ta miratojë atë deri në fund të nëntorit.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll