Sport

“Nesër nisin bisedimet me Van Basten”! Ish-sulmuesi kandidat për drejtimin e Kosovës

16 Nëntor 2021, 22:45 Nga DOSJA
“Nesër nisin bisedimet me Van Basten”! Ish-sulmuesi kandidat

KOSOVË– Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po mendon për zëvendësuesin e Challandes. Pas largimit të zvicerianit, shumë emra janë përfolur si Roberto Carlos, ish-kampioni i botës me Brazilin dhe një nga mbrojtësit e majtë më të mirë të të gjitha kohëve dhe ish-tekniku i Bayern Mynih, Felix Magath.

Megjithatë sipas mediave një emër që po qarkullon orët e fundit është Marco Van Basten. Ish-futbollisti holandez drejtoi për 5 vite (2004-2009) Holandën, duke u larguar mes polemikave, ndërsa më pas drejtoi Ajaksin, Herenvenin dhe Alkmarin, ky qëndroi një vit si asistent, ashtu si edhe te Holandën në vitin 2016.

Një lajm të tillë e ka thënë edhe komentatori dhe gazetari Andin Lokaj, në rrjetin e tij social Facebook. “Kosova nesër nis bisedimet me Van Basten si trajner i Kosovës”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kosova van basten kosova van basten

Sondazh

Poll