Sport

VIDEO/ Meksika ‘ngrin’ në Edmonton, Kanadaja në krye të renditjes për “Katar 2022”

17 Nëntor 2021, 10:39 Nga DOSJA
VIDEO/ Meksika ‘ngrin’ në Edmonton, Kanadaja në krye

KANADA – Pas barazimit 1-1 dhe hapit fals të SHBA-së ndaj Xhamajkës një ditë më pare, në mëngjesin e sotëm kanë përfunduar edhe tri ndeshje e tjera në kuadër të ditës së tetë për kualifikueset e botërorit “Katar 2022” në zonën e Amerikës Qendrore dhe asaj Veriore (Concacaf). Për rastësi, të tri takimet kanë përfunduar me rezultat të njejtë.

Në ndeshjen mes Kosta Rikës dhe Hondurasit, zhvilluar në “Estadio Nacional de Costa Rica” në San José, 90 minutat folën për skuadrën vendase, e cila fitoi 2-1 “in extremis”. Golat për Kosta Rikën u shënuan nga Duarte (20’) dhe Torres (90’+5), ndërkohë që për miqtë nga Hondurasi Quioto (35’), barazoi përkohësisht.

Po 2-1 përfundoi edhe ndeshja mes Panamasë dhe El Salvadorit, e cila u zhvillua krahas përballjes mes Kosta Rikës dhe Hondurasit, e cila u zhvillua në “Estadio Rommel Fernández Gutiérrez” të Panamasë. Që në nisje të ndeshjes, të parët kaluan në epërsi miqtë me anë të Henriquez (1’). Panamaja përmbysi rezultatin në pjesën e dytë me anë të Watgerman (50’) dhe Gondola (52’).

Takimi më i fortë i ditës, ai midis Kanadasë dhe Meksikës, luajtur në temperature të ulëta në “Commonwealth Stadium” në Edmonton, ku fusha ishte pastruar nga dëbora, nisi më vonë në kohë. Kombëtarja kanadeze nuk gaboi, ajo fitoi me rezultatin e ngushtë 2-1 përmes dy golave të Cyle Larin (45’+2 dhe 52’), kurse për Meksikën golin e vetëm në fundin e ndeshjes e shënoi mesfushori Hector Herrera (90’).

Pas asaj me SHBA-në, kjo ishrte humbja e dytë për Meksikën, ndërkohë Kanadaja është e vetmja skuadrës, e cila deri tani nuk e ka provuar shijen e humbjes.

Pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, kreun e tabelës me katër fitore dhe katër barazime, e mban Kanada me 16 pikë, një më shumë se SHBA që renditet në vendin e dytë. Më pas vinë Meksika dhe Panama me nga 14 pikë. Në zonën e Concacaf-it kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe nga 6 ndeshje kualifikuese për në botërorin “Katar 2022”.

Highlights: #CANMNT 2:1 Mexico #WCQ #WCQ22 #ForCanada pic.twitter.com/Km1wBnNiAQ

— Canada Soccer (@CanadaSoccerEN) November 17, 2021

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll