Sport

Klasike e varfër, por Lionel Messi & Co festojnë kualifikimin për në “Katar 2022”…

17 Nëntor 2021, 05:50 Nga DOSJA

ARGJENTINE – Pak mundësi ishin në dispozicion për Argjentinën dhe Brazilin, në një ndeshje të tensionuar, ku performanca e ulët e Messit dhe mungesa e Neymar për shkak të lëndimit ishin ato që binin menjëherë në sy. Portierët Emiliano Martinez dhe Allisson Becker ishin vetëm shikues në pjesën më të madhe të ndeshjes.

Momenti më i diskutueshëm i ndeshjes në San Juan, ishte në minutën e 35-të kur Raphinha u godit nga bërryli i Nicolas Otemendit në gojë dhe filloi t’i rrjedhë gjak. Nuk pati asnjë rishikim në video, por brazilianit iu deshën pesë qepje gjatë pushimit. Trajneri i Brazilit, Tite, ishte i mërzitur me gjyqtarin uruguaian Andres Cunha dhe ndihmësit e tij për incidentin.

Braziliani Fred, i cili goditi shtyllën me një goditje në minutën e 60-të, ndërsa Lionel Messi në minutën e 90-të, pati shansin për ta fituar ndeshjen në përpjekjen e tij të parë, por që u shpëtuar nga Allison Becker. Gjithsesi, klasikja përfundoi pa gola, me shumë zhurmë, por pa futboll. Të gjithë u kënaqën me barazimin, përveç shikuesve, të cilët panë një ndeshje jo cilësore. Gjithsesi, argjentinasit në fund u kënaqën me kualifikimin për në finalet e botërorit “Katar 2022”.

 

The players of @Argentina ?? celebrating Qualification in @FIFAWorldCup 2022 Qatar pic.twitter.com/3H4FlcrNAw

— Argentina Football Media (Eng) (@ARG_soccernews) November 17, 2021

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll