Sport

U-21/ Kosova nuk i bën nder “vëllait të madh”! Fiton ndaj Shqipërisë në fund

16 Nëntor 2021, 20:16 Nga DOSJA
U-21/ Kosova nuk i bën nder “vëllait të madh”! Fiton

KOSOVË-Shqipëria U-21 është mundur nga Kosova në Prishtinë me shifrat 2-1. Një disfatë që erdhi vetëm në frymën e fundit duke ndërlikuar disi pozitat e kuqezinjëve për të shpresuar për kualifikimin.

Të parët që kaluan në avantazh ishin shpresat e Shqipërisë të cilët gjetën rrugën e rrjetës me anë të Karricës në minutën e 58′. Ai shfrytëzoi mjaft mirë një pasim në brendësi të zonës dhe shumë pranë portierit e çoi rezultatin në 1-0.

Megjithatë, Kosova përmbysi gjithçka kur Krasniqi në minutën e 66′ dhe Sejdiu në të 91-tën i dhanë suksesin Kosovës. Kështu Shqipëria qëndron me 9 pikë në vendin e tretë ndërkohë Kosova ka tre pikë më pak se ne.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kosova u-21 shqiperia kosova u-21 shqiperia

Sondazh

Poll