Sport

Angli-Shqipëri, drejtësinë e vendos…një gjerman

10 Nëntor 2021, 12:34 Nga DOSJA
Angli-Shqipëri, drejtësinë e vendos…një gjerman

ANGLI – Më 12 nëntor, në orën 20:45, Shqipëria e trajnerit Edy Reja do të zbresë në stadiumin “Wembley” për të sfiduar vendasit e Anglisë. Kuqezinjtë kanë ende shpresa për të prekur fazën “play-off”, teksa janë në vend të tretë në grup me 15 pikë, ndërsa para tyre është Polonia me 17 pikë dhe Anglia me 20 pikë.

Ndërkohë, janë bërë publikë edhe emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në takimin e kuqezinjve.

Bëhet fjalë për një kastë gjermane të arbitrimit, teksa kryesor do të jetë Felix Zwayer, i cili së fundmi ka qenë i angazhuar në ndeshjen e Champions League mes Sheriff Tiraspolit dhe Inter.

Sakaq, asistentë të tij do të jenë Marco Achmüller dhe Jan Seidel, ndërsa në VAR do të jenë Bastian Dankert dhe Mike Pickel.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #katar2022 angli arbitri kombetarja shqiperi #katar2022 angli arbitri kombetarja shqiperi

Sondazh

Poll