Sport

Trajneri i Rusisë ngre dyshime: “Miranchuk nuk është i lumtur te Atalanta”…

10 Nëntor 2021, 10:59 Nga DOSJA
Trajneri i Rusisë ngre dyshime: “Miranchuk nuk është i

RUSI – Vetëm 215 minuta të luajtura në total, 182 në Serie A në gjashtë ndeshje dhe 33 minuta në dy ndeshje të Champions League. Këto janë numrat e Aleksey Miranchuk me Atalantën në këtë pjesë të parë të sezonit.

Gasperini i ka dhënë pak hapësirë ​​mesfushorit sulmues rus deri tani. Trajneri i kombëtares së Rusisë, Valery Karpin, e komenton këtë fakt: “Është e qartë se ai ndihet mirë fizikisht. Por nëse Miranchuk është në formë të mirë apo jo, këtë mund të them vetëm pas ndeshjes kundër Qipros (të enjten, në orën 18). Unë fola për këtë me të.

Ai dëshiron të luajë dhe nuk është plotësisht i kënaqur, me karrierën e tij tani në Itali. Por unë u kërkova, djemve që të gjitha problemet me klubet përkatëse, t’i linin jashtë kombëtares. E njëjta gjë vlen edhe për Miranchukun sigurisht”.

Aktivizimi i pakët në radhët e Atalantës nga Gian Piero Gasperini, mund të çojë në një transferim të mesfushorit rus, në afatin kalimtar të janarit. Vadim Shpinev, agjenti i 26-vjeçarit ish-lojtar i Lokomotiv Moska, ishte i qartë në RB Sport:

Më 20 nëntor do të shkoj në Itali, do të ketë një takim me drejtuesit bergamaskë dhe do të diskutoj të ardhmen e klientit tim. Ai sigurisht që nuk do të kthehet në Rusi, pasi i pëlqen futbolli italian dhe mënyra e jetesës. Ai kërkon të luanjë më shumë, por ka vizione radikale nga trajneri i tij. Janë edhe 19 klube të tjera në Serie A dhe sapo hapet dritarja e transferimeve në janar, ne do të zbulojmë gjithçka.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll