Sport

Milan, “grusht” Raiolës, Romagnoli negocion i vetëm për rinovimin

10 Nëntor 2021, 12:10 Nga DOSJA
Milan, “grusht” Raiolës, Romagnoli negocion i vetëm

ITALI-Mino Raiola, këtë herë, do të duhet të qëndrojë larg. Në negociatat mes Milanit dhe Alessio Romangolit për rinovimin e kontratës, klubi i ka kërkuar që të paraqitej i vetëm për të folur me Maldinin dhe Massaran. Arsyeja dihet: nisur nga çështja Donnarumma, klubi kuqezi nuk dëshiron të ketë më asgjë me agjentin e fuqishëm.

Kësisoj, teksa kontrata e mbrojtësit përfundon në qershorin e vitit 2022, drejtuesit e skuadrës kuqezi janë të gatshëm të pranojnë edhe të humbin shërbimet e tij, në rast se menaxheri do të kërkojë përfshirjen në këtë negociatë.

Mirëpo, duket se gjasat janë që vetë kapiteni të ketë dëshirën për të rinovuar me Milanin dhe bëhet me dije që ai është paraqitur personalisht ne diskutimet me Maldinin dhe Massaran. Përtej kësaj, kërkesa e tij është disi e lartë krahasuar me atë që momentalisht ofron Milan.

Për momentin, kërkesa është 4.5milionë euro, ndërsa propozimi i Maldinit ka qenë 3.5. Sidoqoftë, për këtë, drejtuesit kuqezinj janë të gatshëm që të mund të flasin dhe gjejnë edhe një gjuhë të përbashkët, mirëpo vetëm që Raiola të mos shfaqet në selinë e MilanitMe anë të një reagimi, Milan saktëson: “Klubi ruan marrëdhënie profesionale me të gjithë agjentët, pa asnjë përjashtim”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport milan romagnoli milan romagnoli

Sondazh

Poll