Sport

Ibrahimovic gati të zbresë në fushë me Suedinë

10 Nëntor 2021, 10:29 Nga DOSJA
Ibrahimovic gati të zbresë në fushë me Suedinë

SUEDI – Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, ishte i bindur se Suedia, e cila po luan kundër Spanjës për kryesimin e grupit në raundin kualifikues të Kupës së Botës në dy ditët e ardhshme, do të arrijë një kalim direkt në “Katar 2022”.

“Kemi vetëm hapin e fundit për të bërë. Por me vetëbesimin tim, jam i sigurt se çdo gjë do të shkojë mirë”, – tha ylli suedez në një konferencë për shtyp, teksa theksoi se ky është lloji i ndeshjes që të gjithë duan të luajnë.”

“Jam këtu sepse jam një element nga skuadra. Nëse trajneri dëshiron që unë t’i luaj të dyja ndeshjet, unë do t’i luaj ato. Nëse më kërkon që të luaj vetëm një, ashtu do të bëj. Gjithçka varet nga ajo që ai dëshiron”, tha 40-vjeçari.

Sulmuesi i Milanit u rikthye në kombëtare në mars pesë vite pasi u largua, por dëmtimet e penguan të ishte në Europianin e fundit dhe në ndeshjet kualifikuese të muajve të fundit.

“Është mirë që më në fund jam këtu (…) Jam i lumtur që mund të ndihmoj dhe të luaj”, tha ai. Në moshën 40-vjeçare, ai nuk donte të spekulonte për ditën e pensionimit dhe as nuk e siguroi se do të ishte pas Kupës së Botës. “Ideja ime është të vazhdoj derisa të mundem.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #katar2022 #qualifikueset e boterorit ibrahimovic kupa e botes suedia #katar2022 #qualifikueset e boterorit ibrahimovic kupa e botes suedia

Sondazh

Poll