Sport

Infektimi në dhëmballë/ Futbollisti i Anglisë nuk flet dot, mungon ndaj Shqipërisë

10 Nëntor 2021, 12:18 Nga DOSJA
Infektimi në dhëmballë/ Futbollisti i Anglisë nuk flet dot,

ANGLI– Më datë 12 nëntor do të luhet Angli-Shqipëri në mitikun “Wembley”, për raundin 9-të të kualifikueseve të Kupës së Botës Katar 2022 për Grupin I.

“Tre Luanët” përballë shqiponjave, favoritët e grupit kundër skuadrës që në këtë fazë eleminatore ka kaluar pritshmëritë duke realizuar njëkohësisht edhe objektivin minimal, vendin e tretë në një grup të komplikuar. Përfaqësuesja e Southgate do të ketë shumë mungesa si Rashford,Shaw apo së fundmi edhe futbollisti i Chelsea-t, Mason Mount.

Futbollisti 22-vjeçar do të mungojë për shkak të  një infeksioni në dhëmballën e pjekurisë dhe do të humbasë dy takimet e fundit. Mount postoi një video në rrjetet sociale pas operacionit, gjë që shihej se kishte enjtje në fytyrë. “Po të më godisnin tani, as që do e ndjeja, nuk kam dhëmbë, dëgjohej në një video postuar nga lojtari.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport anglia chelsea mount shqiperia anglia chelsea mount shqiperia

Sondazh

Poll