Sport

E pabesueshme sa fitoi Milani nga biletat në derbi

10 Nëntor 2021, 10:42 Nga DOSJA
E pabesueshme sa fitoi Milani nga biletat në derbi

ITALI – Derbi i Milanos në fundjavën e shkuar ishte ndër ndeshjet më të përfolura dhe të luftuara të Serisë A. Takim që mbaroi 1-1. Plot 56 mijë e 608 tifozë ishin të pranishëm në këtë duel që dhuroi spektakël në fushë dhe tribuna.

Mediat italiane, kanë zbuluar shumën që kuqezinjë kanë arkëtuar nga ky duel pasi ishin në cilësinë e vendasit. Bëhet fjalë për 4 milionë e 837 mijë euro të fituara vetëm nga shitja e biletave.

Kjo përballje është bërë ndeshja e nëntë me të ardhurat më të larta në historinë e Serie A.

Ndërkohë, sfida me të ardhura më të larta në histori të kampionatit italian mbetet ajo mes Interit dhe Juventusit, në sezonin 2019/20, ku ‘Nerazzurët’ arkëtuan 6.6 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport derbi milanos inter milan derbi milanos inter milan

Sondazh

Poll