Sport

Lamtumirë Itali, Immobile i dëmtuar! Sarri në ankth, ja koha e rikuperimit…

10 Nëntor 2021, 09:36 Nga DOSJA
Lamtumirë Itali, Immobile i dëmtuar! Sarri në ankth, ja koha e

ITALI – Lajm i keq për kombëtaren e Italisë, lajm i keq edhe për Lazion. “Nokauti” i Ciro Immobiles vë në telashe Mancinin dhe Sarrin, të cilët do të duhet të bëjnë pa të.

Sulmuesi i bardhekaltërve vuan nga një dëmtim, ku analizat klinike flasin për “vuajtje në muskulin e shputës, që daton në ndeshjen e fundit të kampionatit”. Ai rrezikon një ndalesë për njëzet apo tridhjetë ditësh. Edema e madhe, rrjedhimisht pengon derdhja e gjakut në muskuj.

Ciro, pasi u kthye në Romë nga Coverciano, e la veten të përkëdhelej në familje. Ai do ta shohë Italinë në TV, me shpresën për të siguruar kualifikimin direkt nga grupi për në Botërorin 2022.

Me siguri, sulmuesi Immobile do të humbasë ndeshjen me Juventusin kur të rifillojë kampionati, udhëtimin në Moskë për sfidën ndaj Lokomotiv në Europa League dhe ndoshta, edhe ndeshjen tjetër të madhe, më 28 nëntor kundër Napolit.

Një problem për Sarrin, i cili në një periudhë shumë të rëndësishme, do të duhet të bëjë pa goleadorin më të mire të histories laciale.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll