Sport

Ja e vërteta e mungesës së Armando Brojës, priten 10.000 shqiptarë në “Wembley”

10 Nëntor 2021, 10:31 Nga DOSJA
Ja e vërteta e mungesës së Armando Brojës, priten 10.000

TIRANE Ndeshja e së premtes e Shqipërisë, në “Wembley” përballë Anglisë, komplikohet disi në sajë të mungesave jo pak të rëndësishme, si Gjimshiti, Balliu dhe Rei Manaj. Grumbullimit në Durrës, i mungon edhe sulmuesi më i përfolur i momentit te kuqezinjtë, Armando Broja.

Eshtë mësuar, se sulmuesi i Southamptonit, ka dëmtuar kaviljen në ditët e fundit të stërvitjes së tij me klubin dhe si rrjedhojë, ka filluar një trajtim intensiv në Londër, ku do t’i bashkohet edhe skuadrës sonë Kombëtare, një ditë përpara ndeshjes.

Vetëm rreth 24 orë përpara takimit të së premtes, do të vendoset edhe për pjesëmarrjen e tij në këtë përballje kaq të rëndësishme, ndërkohë që mjekët janë optimistë.

Sa i përket kësaj ndeshjeje, Shqipëria do të ketë mbështetjen e 4.800 tifozëve shqiptarë zyrtarisht, aq sa është sektori mik në stadiumin “Wembley”, por nga Anglia njoftohet se janë shitur të gjitha biletat për këtë takim dhe kapaciteti i stadiumit është ezauruar plotësisht.

Kështu tifozët shqiptarë përllogariten rreth 10.000 në këtë ndeshje, përfshirë edhe biletat që kanë mundur të blejnë në Angli sportdashës që jetojë atje dhe jo vetëm.

Kjo ndeshje do të jetë një tjetër shans për kuqezinjtë, që do të konfirmojë zyrtarisht shanset tona për kualifikim, në këto eliminatore të kampionatit botëror “Katar 2022”. Shqipëria renditet e treta në grup, me Anglinë kryesuese është 5 pikë më shumë se kuqezinjtë, ndërkohë që Polonia renditet e dyta me 2 pikë më tepër.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll