Sport

Paul Pogba mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për Manchester United…

10 Nëntor 2021, 09:55 Nga DOSJA
Paul Pogba mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për

ANGLI – “Dashuria” midis Paul Pogba dhe Manchester United duket se ka përfundimtar: sipas “Sun”, francezi 28-vjeçar, madje mund të ketë luajtur tashmë edhe ndeshjen e tij të fundit me “Djajtë e Kuq”, pas dëmtimit muskulor të pësuar në kombëtaren e Francës para dy ditësh, i cili do ta mbajë larg fushave të futbollit deri në janar mesfushorin.

Pikërisht në fillim të vitit të ardhshëm, në përfundim të merkatos të janarit, periudhë që përkon edhe me kohën e rikuperimit, Pogba do të jetë në gjendje të kërkojë një ekip të ri për sezonin e ardhshëm, pasi kontrata e tij me United skadon në qershor.

Sipas “Sun”, drejtuesit e Manchester United janë të ngopur edhe me sjelljen e agjentit të lojtarit, Mino Raiola, dhe nuk do të synojnë më të negociojnë për zgjatjen e marrëveshjes.

Tabloidi britanik shkruan, se “Djajtë e Kuq” në janar mund ta nxjerrin jashtë skuadrës e Pogba. Juventusi, i cili prej disa kohësh është i interesuar për francezin, vëzhgon me kujdes situatën, gati për të sulmuar për blerje e tij. Pogba ka luajtur për “Zonjën e Vjetër” nga viti 2012 deri në vitin 2016.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll