Sport

Problemet me Jose Mourinhon, Kumbulla në janar drejt ribashkimit me ish-trajnerin

10 Nëntor 2021, 12:02 Nga DOSJA
Problemet me Jose Mourinhon, Kumbulla në janar drejt ribashkimit me

ITALI-E ardhmja e Marash Kumbullës mund të jetë përsëri në krahët e trajnerit Ivan Juric. Kroati ishte ai që e afrimoi në futbollin e madh mbrojtësin e talentuar duke e aktivizuar rregullisht te Verona në moshën 19-vjeçare në sezonin 2019-2020 dhe me Juric në stol, te Torino Kumbulla mund ta ketë të thjeshtë të rigjejë veten.

Sipas Tuttosport, tekniku i Torinos i ka kërkuar presidentit të klubit Urbaino Cairo një sforco në janar për qendërmbrojtësin e Romës. Sipas gazetës torineze, marrëveshja mund të arrihet me një huazim me detyrim blerje për 10 deri në 12 milionë euro. Sipas informacioneve të fundit, mbrojtësi Armando Izzo mund të transferohet te Cagliari dhe shqiptari mund ta zëvendësonte mjaft mirë italianin.

Marash Kumbulla mund të bëhet shok skuadra me Etrit Berishën dhe Mërgim Vojvodën pasi klubi granata e ka seriozisht. Në 12 javë kampionat, Marash Kumbulla ka regjistruar vetëm 66 minuta lojë lojë, madje lojtari nuk është më as në planet e Jose Mourinhos.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kumbulla roma torino kumbulla roma torino

Sondazh

Poll