Sport

Duka për projektin “100 fushat”: “Jemi gati të investojmë fusha kudo, për këdo”

4 Nëntor 2021, 11:14 Nga DOSJA
Duka për projektin “100 fushat”: “Jemi gati të

TIRANE – Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me klubin e futbollit Tirana kanë rikonstruktuar së fundmi tre fushat e kompleksit “Skënder Halili”. Një investim që është përuruar pikërisht ditën e sotme, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Presidenti i KF Tirana, Refik Halili, trajnerët e ekipeve dhe akademive të Tiranës si dhe futbollistët e futbollistet e këtij klubi.

Zhvillimi i futbollit të fëmijëve është një nga prioritetet kryesore të Federatës së Futbollit. Çdo gjë kalon nga infrastruktura bazë dhe cilësore, përmes së cilës fëmijët shqiptarë do të kenë mundësinë të luajnë futboll ashtu sikurse bashkëmoshatarët e tyre në vendet europiane. Projekti i “100 Fushave” i shpallur prej kohësh nga FSHF-ja ka nisur tashmë të implementohet dhe ashtu sikurse në Tiranë, fusha të tjera do të rikonstruktohen dhe ndërtohen në të gjithë Shqipërinë. Për këtë gjë, Federata e Futbollit ka ftuar herë pas here pushtetin qendror dhe atë vendor, biznese që duan të investojnë në dobi të futbollit, t’i bashkohen këtij projekti.

Me rastin e inaugurimit të këtyre fushave, presidenti Armand Duka, në fjalën e tij për të gjithë të pranishmit theksoi edhe një herë se prioriteti i FSHF-së është futbolli i fëmijëve, teksa u ndal të falënderonte edhe klubin e Tiranës për bashkëpunimin gjatë gjithë kësaj kohe. Gjithashtu, presidenti Duka foli edhe për projektin e “100 fushave” si dhe u shpreh se Federata e Futbollit do të jetë gjithmonë në mbështetje të klubeve si dhe akademive.

“Ndihem vërtetë mirë që jam këtu sot me një lloj infrastrukture të ndryshuar, të rinovuar me tre fusha të reja me tapet artificial, që në fakt është baza e zhvillimit të futbollit. Nëse nuk kemi një infrastrukturë të mirë dhe nëse nuk kemi trajnerë të mirë, e kemi të vështirë që të kemi shumë fëmijë dhe që të na bashkohen sa më shumë djem e vajza në lojën tonë, për të luajtur sport, për të qenë të shëndetshëm, për t’u edukuar më mirë.

Ky është prioriteti kryesor i Federatës së Futbollit, futbolli i fëmijëve, zhvillimi i sa më shumë i akademive dhe pikërisht për këtë bashkëpunim me klubin Tirana, që dua të falënderoj Presidentin Halili dhe të gjithë administratën për një administrim të shkëlqyer me administratën e Federatës së Futbollit në rikonstruksionin e këtyre tre fushave me bar artificial dhe në projektin për të rinovuar edhe tjetrin me bar natyral për ekipin e parë. Në fakt ka shumë nevojë, sepse Tirana është një qytet me 1 milion banorë dhe për të bërë aq fusha sa fëmijë të Tiranës dëshirojnë të luajnë futboll, duhen shumë më shumë se kaq”, – tha Presidenti Duka, duke e vënë theksin te projekti i 100 fushave, duke ftuar të gjithë ata që janë të interesuar për t’u bërë pjesë e zhvillimit të infrastrukturës sportive.

“Ky është fillimi, ne kemi një projekt të shpallur për futbollin e fëmijëve, për futbollin amator, për të ndërtuar 100 fusha me bar natyral, që ka filluar. Ftojmë sa më shumë bashkëpunëtorë, biznese private, pushtetin vendor që të na gjejnë sipërfaqe të lira, përveç këtyre të limituara që kemi aktualisht. Të gjejmë sipërfaqe të lira apo të blejmë toka të lira për të ndërtuar aq fusha sa vërtetë i takojnë fëmijëve të Tiranës.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #fushat #skender halili armand duka investimet tirana #fushat #skender halili armand duka investimet tirana

Sondazh

Poll

Sport 4 Nëntor 2021, 10:45

Hazard kthehet në “hall” te Reali i Madridit

SPANJE – Reali i Madridit ka një problem serioz me Eden Hazardin, i cili nuk po përshtatet në planet e Carlo Ancelottit dhe merr një pagë jashtëzakonisht ...