Sport

Hazard kthehet në “hall” te Reali i Madridit

4 Nëntor 2021, 10:45 Nga DOSJA
Hazard kthehet në “hall” te Reali i Madridit

SPANJE – Reali i Madridit ka një problem serioz me Eden Hazardin, i cili nuk po përshtatet në planet e Carlo Ancelottit dhe merr një pagë jashtëzakonisht të lartë. Florentino Pérez e ka humbur durimin prej kohësh, madje gjatë verës tentoi ta shiste, por nuk ka pasur të interesuar për lojtarin belg.

Meqë ishte e pamundur blerja e Kylian Mbappesë, nuk iu duk ide e keqe t’i jepte një mundësi të re belgut dhe të shihte nëse me teknikun italian do të zgjohej, por nuk ndodhi asgjë në favor të lojtarit.

Numri 7 vijon të vuajë nga dëmtimet dhe niveli i performancave të tij mbetet i ulët. Për këtë arsye, ka humbur vendin në njëmbëdhjetëshen titullare, kjo edhe për shkak të formës që po shfaq Vinicius Junior.

Tashmë pa mburojën e Zinedine Zidane, ish-lojtari i Chelsea-t është në një situatë shumë komplekse. Në “Santiago Bernabeu” shpresojnë ta “heqin qafe” dhe sa më shpejt aq më mirë, megjithëse janë të vetëdijshëm që rikuperimi milionave që kanë paguar për të është i pamundur.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport hazard merkato real madrid hazard merkato real madrid

Sondazh

Poll