Sport

Tirana pret Dinamon të shtunën dhe njofton tifozët…

4 Nëntor 2021, 10:57 Nga DOSJA

TIRANE – Derbi Tirana-Dinamo do të rikthehet pas dy ditësh, këtë herë i vlefshëm për javën e tetë të Abissnet Superiores.

Ky takim do të zhvillohet të shtunën në orën 19:45 në stadiumin “AIR Albania”, dhe klubi bardheblu si skuadër pritëse, ka publikuar me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” çmimet e biletave, të cilat variojnë nga 500 deri në 5000 lekë të reja.

Në tribunën pas porte një biletë kushton 500 lekë. Në tribunën përballë, bileta kushton 1000 dhe 1500 lekë. Në tribunën VIP, bileta kushton 3000 lekë dhe 5000 lekë.

Ndërsa për tifozët miq të Dinamos një biletë pas porte kushton 500 lekë ndërsa një në tribunën VIP kushton 3000 lekë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #abissnet superiore #kampionati shqiptar derbi dinamo tirana #abissnet superiore #kampionati shqiptar derbi dinamo tirana

Sondazh

Poll

Sport 4 Nëntor 2021, 10:45

Hazard kthehet në “hall” te Reali i Madridit

SPANJE – Reali i Madridit ka një problem serioz me Eden Hazardin, i cili nuk po përshtatet në planet e Carlo Ancelottit dhe merr një pagë jashtëzakonisht ...