Sport

Kupa e Shqipërisë/ Dinamo vesh blu kryeqytetin, mund Tiranën në “Air Albania”

3 Nëntor 2021, 17:59 Nga DOSJA
Kupa e Shqipërisë/ Dinamo vesh blu kryeqytetin, mund Tiranën

TIRANË– Raundi i dytë i Kupës së Shqipërisë përfundoi me ndeshjen Dinamo-Tirana zhvilluar në “Air Albania” në orën 16:45. Takimi përfundoi me shifrat 2-0 për Dinamon dhe e bën favoritë për të kaluar në raundin tjetër.

Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi shënoi dy herë në pjesën e parë, fillimisht me një penallti që u kthye në gol nga kapiteni Agim Ibraimi në minutën e 26′, ndërsa Skuka shënoi në minutën e 38′ duke vulosur takimin.

Në pjesën e dytë Tirana u mundua të bënte diçka por nuk ia dolën dot. Ndërkohë, dinamovitët menduan më shumë të mbroheshin dhe ia dolën ta bënin një gjë të tillë me rregull, duke mbajtur larg sulmin e rrezikshëm bardheblu deri në vërshëllimën përfundimtare që i jep një avantazh të rëndësishëm skuadrës së Shkëmbit para sfidës së kthimit.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport dinamo tirana dinamo tirana

Sondazh

Poll