Sport

Kupa e Shqipërisë, raundi i dytë nuk rezervon asnjë surprizë!

3 Nëntor 2021, 15:49 Nga DOSJA
Kupa e Shqipërisë, raundi i dytë nuk rezervon asnjë

SHQIPËRI-Nuk ka pasur surpriza në ndeshjet e raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë, me një pjesë të madhe të skuadrave të Superiores, që kanë arritur të gjitha fitore, pa vënë në dyshim suksesin. Partizani ka fituar me Besëlidhjen në Lezhë me shifrat 1-0, ndonëse me rezultat minimal, ky sukses e ngroh disi Ilir Dajën pas rezultateve zhgënjyese në kampionat. Golin e vetëm të takimit e shënoi Stenio Zhunior në minutën e 8-të falë një penalltie të goditur saktë nga braziliani.

Me të njëjtat shifrat ka fituar edhe Teuta në Peshkopi ndaj Korabit. Lorenco Vila në minutën e 43’ shënoi për durrsakët, një realizim që qëndroi në fuqi deri në fund të takimit. Ndërkohë që takimi mes Bylisit dhe Skënderbeut ka përfunduar me shifrat 1-1.

Në Grupin B Egnatia hedh një hap të rëndësishëm drejt raundit tjetër. Rrogozhinasit fituan ndaj Kukësit me shifrat 3-1. Imeri në minutën e 3′ shënoi golin e parë, ndërsa Pedro Kabral realizoi dy herë në minutat  37′ dhe 65′, ndërsa Puntus për verilindorët shënoi në të 67-tën. . Ndeshja e kthimit do të jetë një luftë e vërtetë për verilindorët që do të kërkojnë përmbysjen me çdo kusht.

Në sfidat e tjera, Vllaznia fiton pastër 0-2 në transfertë përballë Pogradecit. Hoxhaj në minutën e 2’ dhe Mustedanagiç në të 73-tën shënuan për shkodranët. Ndërkohë Laci fiton 0-1 ndaj Tomorit, ndërsa Flamurtari, skuadra e vetme në Kategorinë e dytë bllokoi në një 0-0 Kastriotin.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kupa e shqiperise kupa e shqiperise

Sondazh

Poll