Sport

Lionel Messi i ‘tradhëtuar’ nga Gerard Pique përpara largimit nga Barcelona

3 Nëntor 2021, 10:22 Nga DOSJA
Lionel Messi i ‘tradhëtuar’ nga Gerard Pique përpara

SPANJE – Messi ishte i lumtur dhe do të qëndronte te Barça dhe ishte përgatitur të bënte një ulje të madhe pagash, për të qëndruar në klub përpara se të siguronte një lëvizje në Paris Saint-Germain.

Por Pique i tha Laportës, se “asgjë e keqe nuk do të ndodhte” nëse ata e linin të largohej gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Lluis Mascaro, drejtor i gazetës spanjolle “Sport”, i tha Radioestadio Noche: “Messi e di që Pique i tha Laportës se nëse Messi largohej [klubi] asgjë [e keqe] nuk do të ndodhte”.

Kolegu i Mascaro, Toni Juanmarti, shtoi: “Nuk e di se ku dhe kur, por me siguri [numri] ‘3’ (Pique) do të dëshirojë të japë versionin e tij të historisë”.

Messi kohët e fundit foli për “Sport” dhe preku një sërë temash të ndryshme, duke përfshirë pretendimin e Laporta, se ai kishte shpresuar që 34-vjeçari do të kishte luajtur për Barçën falas.

Për pretendimin e Laportës: “E vërteta është se, siç e shpjegova kur u largova, bëra gjithçka që ishte e mundur për të qëndruar.

Nuk më është kërkuar asnjëherë të luaj falas, më është kërkuar që të përgjysmoj rrogën time, këtë e kam bërë pa problem.

Kështu doja të ndihmoja Barcelonën. Ishte dëshira ime dhe e familjes sime të qëndronim në Barcelonë. Fjalët e presidentit nuk ishin të vërteta. Më lënduan.

Laporta më mori topin nga unë, por më pas nuk dinte çfarë të bënte me të. Thjesht nuk duhej t’i thoshte ato gjëra. Tani njerëzit mund të mendojnë se kam shkaktuar dyshime. Unë nuk e meritoj këtë. ”

Pa shërbimet e Messit, Barça po lufton në mesin e poshtëm të tablelës. Ata kanë humbur tashmë tre ndeshje të ligës dhe janë 9 pikë larg kreut të klasifikimit Real Sociedad me nëntë pikë.

Klubi gjithashtu shkarkoi Ronald Koeman nga detyrat e tij dhe pritet a zëvendësojë me mesfushorin legjendar Xavi, i gatshëm për t’u ulur në pankinën e Barcelonës.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #barelona laporta messi pique #barelona laporta messi pique

Sondazh

Poll