Sport

Blatter dhe Platini në telashe, akuzohen për mashtrim nga prokurorët në Zvicër

2 Nëntor 2021, 20:33 Nga DOSJA
Blatter dhe Platini në telashe, akuzohen për mashtrim nga

EUROPË-Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, dhe ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, janë paditur për organizimin e paligjshëm të një pagese prej 2,19 milionë dollarësh. Akuzat janë ngritur nga Prokuroria e Përgjithshme e Zvicrës.

Prokurorët thanë se Blatter ka kaluar në llogari të Platini shumën në fjalë, nga llogaritë e FIFA-s, në vitin 2011. Hetimi për këtë çështje është hapur që në 2015-n pas një sërë skandalesh që përfshinë organizatën ndërkombëtare të futbollit. Pas hetimeve të dy dhanë dorëheqjen nga postet.

Prokuroria tha se ndaj Blatter dhe Platini janë ngritur akuza për mashtrim, përvetësim të paligjshëm të fondeve dhe falsifikim dokumentesh. Të dy hedhin poshtë akuzat dhe thonë se pagesa është e ligjshme.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport blatter platini blatter platini

Sondazh

Poll