Sport

“Shtrëngimi i duarve? Nuk më pëlqen falsiteti”, Simeone vazhdon “luftën” ndaj Klopp

2 Nëntor 2021, 20:17 Nga DOSJA
“Shtrëngimi i duarve? Nuk më pëlqen falsiteti”,

SPANJË-Në prag të ndeshjes në Anfield, polemika mes Diego Simeones dhe Jurgen Klopp vazhdon, pasi trajneri i Atletico-s nuk pranoi ti jepte dorën teknikut gjerman në përfundim të ndeshjes. “Nuk më pëlqen të përshëndes në fundin e takimit, sepse e kuptoj që emocionet e secilit trajner janë të ndryshme – tha Cholo – Në Angli përdoret si mirësjellje, por nuk jam dakord sepse nuk më pëlqen falsiteti”.

Simeones nuk i pëlqyen as fjalët e Klopp, i cili kishte kritikuar mënyrën e lojës së Atleticos. “Nuk mund të flas për të si person sepse nuk e njoh, mund të gjykoj vlerën e një trajneri të madh që ka bërë një punë të shkëlqyer – shtoi ai në konferencën për shtyp – nuk filloj të gjykoj se si luajnë skuadrat e tjera, kam një kod sjelljeje dhe mes trajnerëve janë situata që duhen respektuar”.

Jurgen Klopp ishte i zhgënjyer sepse trajneri i Atletico Madrid në bilbilin e trefishtë në Madrid kishte hyrë në dhomën e zhveshjes pa e përshëndetur. “Nuk më pëlqeu ajo që ndodhi – tha ai pas fitores së Liverpool në ëanda Metropolitano – por gjithashtu e kuptoj pse ndodhi. Gjithçka më duket shumë e qartë: doja t’i shtrëngoja dorën dhe reagimi i tij nuk ishte i këndshëm. Ashtu si e imja. Asgjë serioze nuk ndodhi.

Me siguri ai ishte i zemëruar për mënyrën se si kishte shkuar ndeshja, sigurisht jo me mua. Nuk mendoj se ka shumë për të shtuar. Herën tjetër që të takohemi, patjetër do të shtrëngojmë duart”. Por duke dëgjuar Simeonen, nuk duket se do të jetë kështu.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport atletico madrid klopp simeone atletico madrid klopp simeone

Sondazh

Poll