Sport

Chelsea, Ziyech mjafton ndaj Malmo-s. Wolfsburg me vështirësi fiton ndaj Salzburg

2 Nëntor 2021, 20:03 Nga DOSJA
Chelsea, Ziyech mjafton ndaj Malmo-s. Wolfsburg me vështirësi fiton

EUROPË-Chelsea afrohet me kualifikimin në raundin tjetër të Champions League, pasi ka fituar në transfertë kundër Malmos në Suedi me shifrat 1-0.Hakim Ziyech realizoi golin e fitores në minutën e 56′ kundër Malmos dhe me këtë fitore skuadra londineze shkon në kuotën e 9 pikëve në Grupin H.

Wolfsburg e ka bërë situatën në grupin G shumë interesante, pasi mposhti 2-1 kryesuesit e RB Salzburg dhe ngjitet në vendin e dytë para se të luhet Sevilla-Lille.

Gjermanët shënuan që në minutën e tretë, me Bakun, ndërsa ëober i miqve u kundërpërgjigj pas gjysme ore lojë. Gjithsesi “Ujqit” reaguan dhe me Nmecha realizuan golin me vlerën e tre pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport champions league chelsea champions league chelsea

Sondazh

Poll