Sport

Priten dy “biletat” e para, për në fazën tjetër të Champions League…

3 Nëntor 2021, 05:33 Nga DOSJA
Priten dy “biletat” e para, për në fazën tjetër

ZVICER – Ndërsa kanë mbetur për t’u luajtur edhe nga dy ndeshje në fazën në grupe, pas rezultateve të takimeve të së martës, janë prerë edhe biletat e para kualifikuese. Kështu, dy midis 32 skuadrave pjesëmarrëse në këtë fazë, kanë fituar për të drejtën për të kaluar në 1/16-tat e Champions League në vazhdim.

Në grupin “E”, skuadra e Bayern Munich, pasi ka mposhtur Benfikën me rezultatin e thellë 5-2, është ngjitur në kuotën e 12 pikëve pas nga katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani, duke siguruar edhe kalimin e tyre për në fazën e ndeshjeve eliminatore të 1/16-tave finale të Champions. Bavarezët, në këtë grup ndiqen nga Barcelona me 6 dhe Bencika me 4 pikë.

Skuadra e dytë që ka siguruar fazën tjetër të Champions League vjen nga grupi “H” dhe ajo është Juventusi, që e kryeson grupin me 12 pikë, pas fitores me rezultatin 4-2 ndaj Zenitit. “Zonja e Vjetër” ndiqet nga Chelsea me 9, pastaj vjen Zeniti me 3 pikë, teksa renditjen e grupit e mbyll Malmo, pa asnjë pikë pas katër ndeshjeve.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bayern munich champions league eliminatore të 1/16-tave finale grupi h grupin e juventusi midis 32 skuadrave pjesëmarrëse zonja e vjeter bayern munich champions league eliminatore të 1/16-tave finale grupi h grupin e juventusi midis 32 skuadrave pjesëmarrëse zonja e vjeter

Sondazh

Poll