Sport

Juve me tjetër “stof” në Champions, Ronaldo kthehet në “makth” për Atalantën

2 Nëntor 2021, 22:16 Nga DOSJA
Juve me tjetër “stof” në Champions, Ronaldo kthehet

EUROPË-Juventus rikthehet për të buzëqeshur siç ka bërë gjithmonë deri më tani në Europë, duke lënë mënjanë fantazmat e kampionatit. Zonja e vjetër rikthehet të shkëlqejë si një yll në natën e Champions League duke fituar me shifrat 4-2 ndaj Zenit. Golat e Chiesas, Moratas dhe heroi i bardhezinjëve ishte Paulo Dybala me dy gola.

Miqtë barazuan përkohësisht me autogolin e Bonuccit dhe e bënë më pak të dhimbshme këtë humbje me golin e iranianit Azmoun në fund. Një fitore e rëndësishme që e mban skuadrën bardhezi në vendin e parë të Grupit H me 12 pikë dhe tani do të diskutojë kreun me Chelsea-n, me blutë që ndodhen në vendin e dytë në kuotën e 9 pikëve.

GRUPI E
Bayern Munich bën detyrën në grupin E edhe në ndeshjen e dytë ndaj Benficës duke triumfuar në Munich me rezultatin e thellë 5-2. 3 herë shënoi Robert Leëandoëski në këtë sfidë duke u konfirmuar kryegolashënues në këtës edicion të Champions-it me 8 finalizime ndërsa humbi edhe një 11-metërsh.
Rrugën e rrjetës e gjetën edhe Gnabry e Sane me Bayernin që u ngjit në kuotën e 12 pikëve me një goleavarazh të frikshëm 17-2. Mori vendin e dytë Barcelona falë suksesit 0-1 në Ukrainë ndaj Dynamo Kiev me një gol të Ansu Fati në minutën e 70-të.

GRUPI F

Një super Cristiano Ronaldo i hoqi sërish pikë të çmuara Atalantës nga duart me kryendeshjen e mbrëmjes mes bergamaskëve dhe Manchester United që u mbyll në barazim 2-2 duke lënë gjithçka të hapur përsa i përket çështjes së kualifikimit që kryesohet nga United dhe Villareali me nga 7 pikë.

Ilicic i dha avantazhin e shpejtë italianëve, por CR7 barazoi në sekondat e fundit të pjesës së parë.Në pjesën e dytë Duvan Zapata shënoi për Atalantën, por në shtesë Ronaldo shpëtoi nderin e skuadrës së tij. Një pikë që e mban Manchester United në krye me 7 pikë, po kaq ka edhe Villareal që fitoi ndaj Young Boys me shifrat 2-0.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport champions league juventus champions league juventus

Sondazh

Poll